Piratët i shmangen anijeve, në bordin e të cilave tingëllon muzikë e lartë pop.

Sipas rrëfimit të oficeres së një superanije cisternë, Rachel Owens, këngët më efektive janë "Baby one more time" dhe "Oops! I Did It Again".

"Këta djem nuk e suportojnë dot fare manifestimin e kulturës perëndimore dhe prandaj këngët e Britney janë ideale për sigurinë e anijeve. Personeli i shërbimit të sigurisë që shoqëronte anijen tonë cisternë zgjodhi këngët e saj, sepse ato janë më të urryerat për piratët", - tha Owens.

Kapitenët e anijeve, të frikësuar nga sulmet e piratëve, aplikuan përvojën e policisë amerikane, e cila qe e para që përdori muzikën pop me zë të lartë për frenimin e trazirave.