Sëmundja e rrezikshme mund të përhapet në të gjithë rajonin.

Analizat laboratorike të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) kanë konfirmuar faktin se nga 22 rastet e dyshuara të poliomelitit në 10 prej tyre fjalë bëhet pikërisht për këtë sëmundje.

"Ekziston një shkallë e lartë rreziku që poliomeliti të përhapet në të gjithë rajonin", - njoftoi përfaqësuesi i OBSH-së.

Poliomeliti është paraliza e shtyllës kurrizore të fëmijëve e shkaktuar nga prekja e materies gri të palcës kurrizore prej poliovirusit. Poliomeliti klasifikohet ndër sëmundjet e pashërueshme, e cila prek më së shumti fëmijët nën moshën 5 vjeç.