Domnica Cemortan tha se atë dhe kapitenin Francesco Schettino i lidhte një marrëdhënie romantike. Më parë ajo e ka përgënjeshturar faktin e lidhjes së saj dashurore me Francesco Schettino.

Francesco Schettino akuzohet për vrasje dhe marrjen e arratisë nga anija. Kapiteni rrezikon të dënohet me deri 20 vjet burg. Si rezultat i tragjedisë që ndodhi në janar të vitit 2012 humbën jetën 32 persona.