Kushtet e drejtimit të biznesit në këtë renditje vlerësohen duke u bazuar në 10 tregues - të tillë si hapja e një biznesi, marrja e lejes së ndërtimit, lidhja me rrjetet energjetike, regjistrimi i pronës, aksesi në marrjen e kredive, mbrojtja e të drejtave të investitorëve.

Renditja e vendeve me kushtet më të favorshme për zhvillimin e biznesit për të tetin vit radhazi kryesohet nga Singapori. Pas tij pozicionohen Hong Kong-u, Zelanda e Re, SHBA-ja dhe Danimarka. Në vendin e fundit - atë të 189 - renditet Çadi.