Peizazhi tredimensional (3D) është modeluar në bazë të të dhënave reale të marra nga bordi i aparatit "Mars Express" dhe përsërit terrenin marsian me një saktësi rekord.

Për krijimin e pamjes 3D shkencëtarët përdorën fotot e bëra nga aparati fotografik me rezolucion të lartë. Gjatë kohës së lëvizjes në orbitë "Mars Express" ka filmuar të njëjtën zonë nga këndvështrime të ndryshme, duke përftuar një imazh stereo.