"Zumwalt", i cili po ndërtohet me përdorimin e gjerë të teknologjisë Stealth, do të shndërrohet në anijen më të madhe të klasës "shkatërrues" (destroyer) në përbërje të flotës amerikane.

Anijet e këtij lloji mund të arrijë shpejtësinë deri në 30 nyje detare. Ato do të jenë të armatosura me 20 pajisje lëshimi "Mk.57VLS" për 80 raketa, dy topa me kalibër 155-mm dhe dy armë kundërajrore "Mk.110" të kalibrit 57 mm. Tek shkatërruesit do të bazohet një helikopter "SH-60 Sea Hawk" dhe 3 avionë pa pilot "MQ- 8 Fire Scout".