Skena e vrasjes së monarkut në Betejën e Bosworth në spektakël do të rivendoset duke marrë parasysh rezultatet e studimeve të eshtrave të gjetura në vitin 2012 të Richard III.

Analiza e kafkës së dëmtuar të Richard III tregoi se me çfarë arme është vrarë monarku. Është e qartë se një pjesë e kafkës së Mbretit është goditur me sëpatë apo vare, kurse më pas tehu i shpatës ka shpuar trurin e tij. Në këtë mënyrë konfirmohet se koka e Richard III nuk ishte e mbuluar me përkrenare. Këndi, nga i cili u dha goditja, dëshmon se mbreti u vra në betejë në këmbë, gjë kjo që e bën të vërtetë skenën e betejës në pjesën e William Shekespeare.