Dasma u zhvillua në prag në provincën Mardin pranë kufirit sirian.

Historia "e gjigandit turk" filloi në vitet e hershme të jetës së Sulltan Kosen, kur ai ishte pak më shumë se 10 vjeç. Adoleshentit i gjetën një tumor të gjendrës së hipofizës. Pikërisht kjo dhe çoi në gjigandizmin e tij. Mjekët ia hoqën tumorin në vitin 2008 dhe rritja e mëtejshme e Sulltan Kosen ndaloi.

Sulltan Kosen është gjithashtu edhe njeriu me duart dhe këmbët më të mëdha në botë. Gjatësia e pëllëmbëve të tij arrin në 27.5 cm dhe këmba 36.5 cm.

Në fotografitë e dasmës duket qartë se nusja e gjigandit, Merve Dibo, mezi i arrin atij deri tek bërryli.