Detajet rreth përgjimit të dyshuar i kanë marrë gazetarët nga dokumentet e bëra publike prej ish-agjentit të CIA-s Edward Snowden.

Mediat spanjolle njoftuan se NSA-ja ka mbledhur informacione në lidhje me numrat e telefonave, vendndodhjen e abonentëve, kohëzgjatjen e thirrjes, por nuk i ka kushtuar rëndësi përmbajtjes së bisedave.

Të hënën Ambasadori i SHBA-së në Spanjë është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të vendit, ku atij do t'i kërkohen sqarimet përkatëse.