Në kuadër të pjesëmarrjes së vet në Kongres përfaqësueset e Radios Ndërkombëtare të Sllovakisë (http://www.rtvs.sk) Mária Mikušová dhe Jelena Vrábelová zhvilluan një takim në Redaksinë e transmetimit të programeve për vendet e Evropës dhe Amerikës Latine të Radiokompanisë "Zëri i Rusisë". Të dyja palët shprehën synimin për të zgjeruar maksimalisht bashkëpunimin jo vetëm në gjuhën ruse dhe sllovake, por edhe në gjuhët e tjera të transmetimeve të veta.

U theksuan qëllimet e përbashkëta të të dy transmetuesve - paraqitja operative dhe objektive audiencës ndërkombëtare e të gjithë spektrit të opinioneve dhe informacioneve.