Giner konfirmon se askush përveç Toure nuk ka dëgjuar "vërshëllima" nga tribunat.

"Në përbërjen e CSKA-së luajnë afrikanë, brazilianë - ne kemi boll lojtarë afro-amerikanë! Për çfarë racizmi bëhet fjalë?" - tha Giner. Sipas mendimit të tij, pas këtij skandali qëndrojnë britanikët, të cilët nuk mund të pranojnë dot faktin se atyre nuk iu dha e drejta e organizimit të Kampionatit Botëror të Futbollit të vitit 2018.

Yaya Toure u ankua për sharje raciste në adresë të tij pas ndeshjes, e cila u zhvillua më 23 tetor. UEFA iniciuar një çështje gjyqësore kundër CSKA-së së Moskës, e cila do të shqyrtohet më 30 tetor.