Në deklaratën e NSA konfirmohet se Kreu i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, gjenerali Keith Alexander, asnjëherë nuk ka diskutuar operacionet e lidhura me përgjimin e Angela Merkel me Presidentin Obama.

Të dielën gazeta gjermane "Bild" njoftoi, duke cituar burime në shërbimet e inteligjencës amerikane, se vetë Alexander ka vënë në dijeni Obamën në lidhje me përgjimin e fshehtë të telefonit të Merkel në vitin 2010.

Skandali i spiunazhit çoi në një përkeqësim të paparë të marrëdhënieve diplomatike midis Gjermanisë dhe SHBA-së përgjatë disa dekadave.