Siç njofton kanali televiziv "CNN Turk", avioni "Airbus A330-200", i cili realizoi fluturimin nga Vjena në Stamboll, kur po mbërrinte për te vendi i parkimit u përplas me avionin "Airbus A340-300", i cili fluturoi nga San Paulo.

Si pasojë e përplasjes të dy avionët u dëmtuan seriozisht. Fatmirësisht asnjë nga pasagjerët apo ekuipazhi nuk ka pësuar lëndime. Aktualisht shërbimi i sigurisë së aeroportit po kryen hetimet përkatëse.