"Ndërtimi i bazës në Deveselu, siç theksoi Ministri amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel, do të fillojë pavarësisht mungesës së mirëkuptimit rreth kësaj çështjeje nga ana e Rusisë", - deklaroi më parë Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Rumanisë Mirçea Dusa.

Rusia kundërshton vendosjen e sistemit të mbrojtjes antiraket në Europë, duke e cilësuar atë si një rrezik serioz për forcat ruse të mbrojtjes strategjike​​.