Lou Reed ka lindur në një familje hebreje në New York dhe ishte themelues i grupit Velvet Underground (1965-1970), i cili u bë një nga pionierët e rrok-ut alternativ.

Pas shpërbërjes së grupit Lou Reed hodhi në treg disa hite, duke përfshirë "Perfect Day" dhe "Walk on the wild side".

Sipas njoftimeve të mediave, Reed vdiq si pasojë e një sëmundjeje të lidhur me mëlçinë. Në maj të këtij viti ai iu nënshtrua një operacioni për transplantimin e mëlçisë.