Siç njoftoi televizioni i Kenias, në mesin e demonstruesve ka të plagosur.

Trazirat shpërthyen pas lutjes të së premtes në xhaminë e qytetit Mombasa, ku shërbente viktima. Sipas të dhënave të autoriteteve, kjo xhami është e lidhur me islamikët radikalë, midis të cilëve janë edhe ata të grupit islamist "Al-Shabab". Muajin e kaluar militantët e tij organizuan një sulm terrorist në një qendër tregtare të Nairobit. Si rezultat 67 persona humbën jetën, rreth 20 të tjerë konsiderohen të zhdukur pa lënë gjurmë.