Në votime morrën pjesë më shumë se 71% e zgjedhësve.

Sipas të dhënave të exit poll-eve, partia e udhëhequr nga opozitari Sergio Massa fitoi shumicën e votave në provincën kyçe të Buenos Aires, ku jeton rreth 40% e popullsisë së vendit.

Rezultatet e zgjedhjeve mund të tregojnë paraprakisht se kush do të marrë postin e Presidentit, kur Cristina Fernandez de Kirchner të largohet nga posti pas dy vitesh.

Presidentja nuk mori pjesë në fushatën zgjedhore të partisë së saj, pasi aktualisht po kalon periudhën e rehabilitimit pas operacionit të kryer.