Palës lituaneze iu propozua të hetojë dhe të zbardhë arsyet e zbulimit të acidit phthalic në produktet e qumështit. Rusia gjithashtu vuri në dukje nevojën e ndryshimit të etiketimit të produkteve të importuara nga Lituania.

Në fillim të tetorit Moska vendosi ndalimin e importit të produkteve të qumështit nga Lituania dhe rriti kontrollin ndaj mishit dhe peshkut për shkak të shkeljeve të shumta të ligjit. Vilnius, nga ana tjetër, shprehu gatishmërinë e vet për t’iu drejtuar me një ankesë OBT-së, nëse Rusia nuk do të heqë ndalimin e importimit të mallrave të prodhuesve lituanezë.