Ky do të jetë grupi i dytë i palestinezëve të liruar nga burgu.

Palestinezët, të cilët janë planifikuar të lirohen, kanë qenë të dënuar për krime të kryera para nënshkrimit të Marrëveshjes së Oslos të vitit 1993, konfirmoi Sekretaria e Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanjahu.

Për rifillimin e bisedimeve të paqes me palën palestineze, Izraeli ra dakord në disa faza të lirojë më shumë se 100 të burgosur palestinezë.