Siç njoftoi sot meteorologu kryesor i Qendrës Hidrometeorologjike të Shën Petersburgut Aleksandër Kolesov, "cikloni, i cili po formohet mbi rajonet jugore të Britanisë së Madhe, po zhvendoset në verilindje dhe nesër do të arrijë rajonin veriperëndimor".

Me afrimin e ciklonit në Shën Petersburg do të fillojë përforcimi i fuqisë së erës. Mëngjesin e 29 tetorit shpejtësia e erës në rajon do të arrijë 85 km/h, ndërsa në ujërat territoriale të Gjirit të Finlandës deri në 100 km/h.

"Në lidhje me ndikimin e ciklonit aktiv dhe përforcimit të erës deri në të stuhishme gjatë ditës së martë në Shën Petersburg parashikohen përmbytje", - shtoi Aleksandër Kolesov.