Sipas të dhënave të KQZ-së, kandidati i koalicionit qeverisës "Ëndrra gjeorgjiane" Georgi Margvellashvili pas numërimit të fletëve të votimit në 97.65% të qendrave të votimit ka mbledhur 62.07% të votave. Rivali i tij më i afërt, kandidati i "Lëvizjes së Bashkuar Kombëtare" David Bakradze, ka fituar deri më tani 21.78% të votave.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve do të shpallen brenda 20 ditëve pas votimit.