"Është e pamundur të besohet informacioni se administrata e Barack Obama nuk ishte në dijeni rreth përgjimit të Angela Merkel, sipas gjasave, për shkak të "volumit të madh të operacioneve të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare". Kjo është thjesht qesharake", - ka shkruar ai në mikroblogun e vet në Twitter.

Sot botimi "The Wall Street Journal" njoftoi se Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së për më shumë se 5 vjet ka mbikëqyrur 35 kryetarë shtetesh dhe qeverish, për sa kohë që këtë nuk ka e zbuluar administrata e Presidentit Barack Obama, e cila ka dhënë urdhër për të ndaluar survejimin.