Viktimat ishin kryesisht gra dhe fëmijë, të gjithë ata ishin nisur me një minibus për pjesëmarrje në një dasëm.

Të dyshuarin e nxorrën jashtë nga shtëpia duke e zvarritur, e goditën për vdekje me shkopinj dhe gurë, kurse më pas kufomën e bënë shoshë me plumba. Në trupin e tij u gjetën rreth 200 plumba.

Shkas për lindjen e dyshimit ndaj personit në fjalë shërbeu fakti që pranë shtëpisë së tij u gjet një pajisje telekomanduese, me anë të së cilës u detonua bomba.