Gjatë udhëtimit në bordin e akullthyeses pishtari u mbajt në një llambë të veçantë në një prej kabinave të anijes.

Në pikën më veriore të planetit u zhvillua stafeta dhe ceremonia e ndezjes së kupës olimpike.

Stafeta e pishtarit të Olimpiadës "Soçi-2014" është më e gjata dhe më e madhja në historinë e Lojrave Olimpike Dimërore. Ajo do të zhvillohet në të gjitha 83 rajonet e vendit me pjesëmarrjen e 14 mijë pishtarëmbajtësve dhe 30 mijë shoqëruesve. Stafeta filloi më 7 tetor dhe do të përfundojë më 7 shkurt, ditën kur do të hapen zyrtarisht Lojrat Olimpike në Soçi.