"Referencat në projekt e marrëveshjes së Ukrainës në lidhje me asociimin me BE-në për mundësinë e pjesëmarrjes së saj në bashkime të tjera nuk e ndryshojnë situatën e mungesës së mundësisë së saj për të marrë pjesë në Bashkimin Doganor", - konfirmoi ai.

Vladimir Putin shpjegoi se në kuadër të Bashkimit Doganor praktikisht nuk ka dispozita, të cilat të jenë në përputhje me kërkesat evropiane. "Madje përkundrazi, të gjitha janë në kundërshtim me atë për çka ra dakord Ukraina me Komisionin Evropian në ditët e sotme", - tha ai.