Në rast se këto dokumente do të bëhen publike, shkruan gazeta, operacionet e zbulimit, në të cilat së bashku me Shtetet e Bashkuara marrin pjesë edhe vende të tjera, mund të jenë në rrezik.

Sipas publikimeve të fundit në media, Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA- së, e cila merret me operacionet e zbulimit në fushën e elektronikës, ka përgjuar bisedat telefonike të liderëve politikë të Europës, duke përfshirë edhe Kancelaren Angela Merkel. Sipas gazetës "The Guardian", janë përgjuar liderët e 35 vendeve ë botës.