"Shërbimet amerikane të zbulimit kanë përdorur të njëjtën praktikë kundrejt shumë vendeve të tjera. Spanja nuk ishte përjashtim", - citon gazeta fjalët e burimit në qeveri, i cili është njohur me dokumentet e dorëzuara nga ish-agjenti i CIA-s Edward Snowden.

Sipas informatave të gazetës, Ministria e Punëve të Jashtme e Spanjës ka ndërmend të thërrasë Ambasadorin amerikan, për të dhënë shpjegime, menjëherë pasi rezultatet mbi përgjimin e bisedave telefonike të konfirmohen zyrtarisht.