Gjatë një fjalimi në takimin e Këshillit të Krerëve të Shteteve të BSHP-së në format të ngushtë Putin kujtoi se një hap i rëndësishëm në këtë drejtim ishte dhe nënshkrimi i Marrëveshjes mbi zonën e tregtisë së lirë në BSHP në vitin 2011.

"... Vendet tona janë plotësisht të afta të formojnë një agjendë të veten për zhvillim, të gjenerojnë projekte të mëdha investimi, të përmirësojnë klimën e biznesit, pa pritur përmirësimin e konjunkturës së jashtme", - theksoi Presidenti rus.