Vajza flokëverdhë, me ngjyrë lëkure të bardhë dhe me sy blu u gjet tek ciganët gjatë një operacioni policor më 17 tetor. Kërkimet për prindërit e saj realë u përhapën në të gjithë botën.

Rezultoi se çifti Rusev së bashku me dhjetë fëmijë jetojnë në qytetin Nikollaev. Ata i përkasin gjithashtu një grupi etnik rom. Nëna e vajzës nuk e mohon faktin se në vitin 2009, kur ndodhej në Greqi, lindi një vajzë dhe ua dha atë njerëzve të tjerë, pasi nuk kishte me se ta mbante.