Këto të dhëna u paraqitën nga Muftiu i Madh i Sirisë, Ahmad Badreddin Hassoun, në një takim me Rektorin e Universitetit Islam të Moskës, Damir Hajretdinov.

Shtetasit rusë në radhët e militantëve arrijnë deri në 2 mijë vetë, pjesa dërrmuese e të cilëve janë nga Kaukazi i Veriut. Për sa i përket vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura, sipas të dhënave të Myftiut, të cilat ai i ka marra nga burimet qeveritare, numri i përgjithshëm i shtetasve të këtyre vendeve, të cilët luftojnë në Siri, është afërsisht 1300.