"Ne nuk kemi asnjë dëshmi që Spanjën e kanë mbikëqyrur, por ne do thërrasim Ambasadorin për të marrë informacion", - deklaroi Kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy, duke iu drejtuar gazetarëve në Samitin e BE-së në Bruksel.

Skandali rreth përgjimit të telefonave nga shërbimet amerikane të zbulimit u ndez në kuadër të botimit të dokumenteve të reja të ish-oficerit të CIA-s së SHBA-së, Edward Snowden.