Duke kaluar Ngushticën e Floridës, zogjtë i sillnin pronarit të tyre puro, si dhe xhiruan një video me ndihmën e videokamerave në miniaturë të bashkangjitura në trupin e tyre.

Gjithsej nga artisti njujorkez Duke Riley u trajnuan rreth 50 zogj. Projektin e tij të pazakontë 41-vjeçari Riley e quajti "Tregtia me armikun". Në këtë mënyrë ai donte të shprehte protestën kundër bllokadës ekonomike që vazhdon prej disa dekadash ndaj Ishullit të lirisë, por në të njëjtën kohë të dëshmonte dhe të metat e shërbimeve amerikane të zbulimit.