Rrugës ai u ndesh me dy ndihmësa të sherifit, të cilët po patrullonin rrugët. Sipas njoftimit të policisë, ndihmësit e sherifit nuk e vunë re se personi me shpinë të kthyer para tyre ishte një i mitur dhe i kërkuan dy herë që të hidhte armën. Djali u kthye, tyta e automatikut lodër rezultoi të ishte e kthyer në drejtim të ruajtësve të rendit dhe për pasojë ata hapër zjarr.

Vrasja e nxënësit ndodhi në sfondin e tragjedisë në Nevada. Një ditë më parë një 12-vjeçar qëlloi për vdekje mësuesin e matematikës, plagosi dy prej shokëve të tij të klasës dhe më pas vrau veten.