Aksidenti ndodhi në provincën e Qinghai mbrëmjen e 23 tetorit. Një prej trenave doli nga shinat dhe u përplas me një tren tjetër që po ecte në drejtim të kundërt. Ende nuk dihet asgjë në lidhje me shkaqet e aksidentit.

Qinghai-Tibet konsiderohet si rruga hekurudhore më e lartë malore në botë. Më shumë se 960 kilometra të kësaj vije kehurudhore (rreth 80% e gjatësisë totale të saj) kalojnë në një lartësi më të lartë se katër kilometra mbi nivelin e detit.