Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë ndajnë shqetësimin e Zëvendës-Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për çështjet humanitare, Valeri Amos, mbi fatin e qytetarëve paqësorë të bllokuar në rrethinën Maadamie në periferi të Damaskut, dhe i bëjnë thirrje autoriteteve siriane të vazhdojnë evakuimin e njerëzve, duke përfshirë këtu edhe të plagosurit, edhe të sëmurët. "Ne shpresojmë që militantët që mbajnë rrethinën Maadamie, nuk do të pengojë veprimet që synojnë shpëtimin e qytetarëve paqësorë sirianë", - thuhet në dokument.