"Unë theksova nevojën për t'i dhënë fund sulmeve të tilla", - u tha Sharif gazetarëve gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Obamën. Obama nuk e komentoi këtë deklaratë.

Këtë javë organizata në mbrojtje të të drejtave të njeriut Amnesty International deklaroi se Shtetet e Bashkuara shkelin normat ndërkombëtare dhe vrasin herë pas here njerëz të pafajshëm, gjatë kohës së gjuetisë ndaj terroristëve në Pakistan.