Thirrje të tilla Ministria ruse e Punëve të Jashtme i konsideron si një kurs që ka për qëllim falsifikimin e rezultateve të Luftës së Dytë Botërore. MPJ-ja ruse vuri në dukje se angazhimi i autoriteteve letoneze për rehabilitimin e nazistëve e komplikon seriozisht dialogun dypalësh.

Më parë Ministri i Drejtësisë i Letonisë, Janis Bordans, pati deklaruar se për monumentin e ushtarëve sovjetikë në Riga nuk ka vend në qendër të kryeqytetit letonez.