Numri i tyre arriti deri në 55 persona. Më parë u njoftua se të lënduar ishin 46 persona.

"Si pasojë e shpërthimit u plagosën 55 persona, 6 humbën jetën, 31 vetë janë shtruar në spital, 24 personave u është ofruar përkujdesi mjekësor ambulator", - njoftoi të mërkurën Ministria ruse e Situatave të Jashtëzakonshme.

Të hënën pasdite brenda sallonit të një autobusi udhëtarësh në qarkun Krasnoarmeiskij të Vollgogradit ndodhi një shpërthim. Si pasojë humbën jetën 6 persona dhe terroristja-kamikaze. Të gjithë viktimat janë të rinj. Katër vajza të moshës 29, 22, 19 dhe 17 vjeçare, dhe dy djem - 16 dhe 17 vjeç.