Jofi Joseph, Drejtori i Departamenti të çarmatimit bërthamor të Këshillit për Sigurinë Kombëtare, ka administruar në Twitter llogarinë @NatSecWonk, në të cilën bënte komente ofenduese në adresë të njerëzve të famshëm dhe publikonte informacione të departamenteve shtetërore jo të autorizuara për t'u bërë publike.

Në veçanti, në tetor ai kritikoi ish-Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, duke thënë se ajo kishte "pak objektiva politike dhe asnjëherë nuk kishte goditur në shenjë".