Protestat u përqëndruan në rrugën kryesore që mban emrin e Habib Bourguiba. Protestuesit përsërisin me zë të lartë sloganet si "Populli kërkon dorëheqjen e regjimit" dhe "Qeveria e tradhtarëve, largohuni!". Në qendër të qytetit është rritur prania e forcave të sigurisë, nëpër rrugë qarkullojnë autoblindat.

Demonstratat filluan disa orë para fillimit të dialogut kombëtar mes partisë islamike në pushtet "An-Nahda" dhe opozitës.