Autoritetet thonë se është vrarë të paktën një ushtar indian dhe gjashtë të tjerë janë plagosur në afërsi të kufirit shtetëror në rajonin e Jammu.

Luftimi i fundit është shkelja më e rëndë e armëpushimit në 10 vitet e fundit, theksojnë autoritetet indiane.

India dhe Pakistani akuzojnë rregullisht njëri-tjetrin për hapje të paprovokuara zjarri, kryesisht përgjatë Vijës së kontrollit që ndan territorin e diskutueshëm të Kashmirit.