Për këtë deklaroi të mërkurën Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse Aleksandër Llukasheviç. Sipas fjalëve të tij, qëllimi kryesor i dokumentit të ri është deklaruar sërish ndryshimi i regjimit në Damask. "Moska beson se "Grupi i Miqve të Sirisë" synon të provokojë Damaskun për të minuar organizimin e konferencës së paqes "Gjeneva-2", të ushtrojë presion mbi të Dërguarin e Posaçëm të OKB-së dhe Lidhjes së Shteteve Arabe në Siri, Lakhdar Brahimi, dhe të paraprijë rezultatin e përpjekjeve të tij diplomatike", - theksoi Llukasheviç.