Sipas fjalëve të ekspertëve, tani Apple po zhvillon karakteristikat e modeleve të televizorëve që sipas të gjitha gjasave do të kenë një dizajn frameless (pa kornizë).

Kreu i kompanisë Tim Cook deklaroi në muajin maj se prodhimi i serisë së televizorëve Apple përbën "një fushë me interes të madh" për kompaninë, e cila nuk dëshiron të mbetet e stopuar në sukseset e pajisjeve Mac, iPhone dhe iPad.