Zjarrfikësit druheshin se tre zjarre të mëdha pyjore do të dilnin jashtë kontrollit, duke u bashkuar në një super zjarr me sipërfaqe të madhe. Për të shmangur një skenar të tillë zjarrfikësit kryen bashkimin e kontrolluar të fronteve të dy zjarreve. Nëse ky operacion do të ketë sukses, zjarri i madh do të humbasë fuqinë në momentin kur t’i afrohet frontit të zjarrit të tretë.

Në shtet vazhdon të mbetet në fuqi gjendja e jashtëzakonshme e shpallur në fund të javës së kaluar. Mijëra zjarrfikës po luftojnë me zjarrin, i cili mbulon tani një sipërfaqe prej rreth 120.000 hektarësh.