Ines del Rio Prada po shlyen dënimin me 30-vjet burg për përfshirjen e vet në aktet terroriste të grupit "ETA" në vitin 1989.

Gjykata e Strasburgut arriti në konkluzionin se autoritetet spanjolle kanë aplikuar gabimisht ndaj saj të ashtuquajturën "doktrinë Paro". Kjo dispozitë ligjore është projektuar për të minimizuar mundësinë e lirimit me kusht të personave të shpallur fajtorë për terrorizëm.

Lirimi i kësaj gruaje përbën një precedent, të cilin mund ta përdorin 76 anëtarët e tjerë të grupit "ETA" të dënuar për terrorizëm.