Deri më tani në lidhje me rastin në fjalë janë arrestuar 3 persona, megjithatë pritet që rrethi i të përfshirëve në mashtrim mund të jetë shumë më i gjerë, në veçanti, në të mund të përfshihen oficerët që komandojnë aeroplanmbajtëset.

Njoftohet se kompania "Glenn Defense Marine" për më shumë se 25 vite është marrë me shërbimin e portit të anijeve të Forcave Ushtarake Detare të SHBA-së, duke rritur në masë të madhe vlerësimet për karburantin, riparimet dhe pjesët e këmbimit. Për realizimin e kësaj skemë kanë kontribuar oficerët e flotës.

Përmasat e skemës së korrupsionit po specifikohen, por, sipas disa të dhënave të Prokurorisë, llogaria mund të arrijë në qindra milionë dollarë.