Kriminelët shisnin vajza (duke përfshirë edhe të mitura) për ofrimin e shërbimeve seksuale.

Marrëveshja për shitjen e vajzës 14-vjeçare ishte planifikuar në një hotel në Moskë. Shitësja ishte një 27-vjeçare, banore e Shën Petersburgut.

E dyshuara u arrestua me presh në duar gjatë marrjes së shumës së parave prej 800.000 rublash. Në të njëjtën kohë në Shën Petersburg u arrestua edhe bashkëpunëtori i saj.

Se ku ndodhet aktualisht vajza dhe kush u përpoq ta blinte atë, nuk është bërë me dije.