Grupi "Rezistenca Kombëtare e Mozambikut" deklaroi se ushtria nëpërmjet trupave diversante arriti të merrte kontrollin mbi bazën e tij ushtarake.

Marrëveshja e nënshkruar në Romë në vitin 1992 i dha fund luftës së gjatë civile, por marrëdhëniet mes "Rezistencës" dhe Qeverisë mbetën shumë të tendosura.

Gjatë ditëve të fundit ka patur disa njoftime për përleshje mes ushtrisë dhe rebelëve.