Sipas normave të ligjit të ri, çiftet e të njëjtit seks mund të martohen në Capital Territory edhe në qoftë se ata jetojnë në një qark tjetër administrativ."Tani nuk ka asnjë arsye për të diskriminuar çiftet e të njëjtit seks në shoqërinë tonë", - deklaroi Kreu i Qeverisë rajonale Katy Gallagher. Ndërkohë, legjislacioni federal i Australisë e përkufizon martesën vetëm si një bashkim mes një burri dhe një gruaje. Siç pritet, Qeveria federale do ta rishqyrtojë së shpejti këtë ligj.