Në shkurt të vitit 2012 Ministria e Mbrojtjes e Rusisë dhe Korporata ruse e ndërtimit të avionëve "MiG" nënshkruan një kontratë për furnizimin e 24 gjuajtësve të anijeve "MiG-29K/KUB" për Aviacionin e Forcave Ushtarake Detare të Rusisë.

Gjuajtësit e anijeve "MiG-29K" (njëvendësh) dhe "MiG-29KUB" (dyvendësh) janë avionë multifunksionalë të brezit "4++" të projektuar për zgjidhjen e detyrave të mbrojtjes ajrore të skuadriljeve të anijeve dhe asgjësimin e objektivave sipërfaqësore dhe nënujore me armë të preçizionit të lartë ditën dhe natën në të gjitha kushtet e motit.